Firma me Antonio Conte nuk është operacioni i vetëm i Interit në këtë merkato vere.

Skuadra zikaltër ka nisur punën edhe për përforcimin e skuadrës, e cila do të vihet në dispozicion të trajnerit të ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas “Il Corriere dello Sport”, Conte ka vënë në tavolinën  e Beppe Marotta një listë me futbollistët që dëshiron në “San Siro”.

Si për ironi, 7 futbollistët e kërkuar nga Conte vijnë nga Premier League angleze dhe më konkretisht Danilo dhe Gundogan (Manchester City), Xhaka (Arsenal), Darmian, Alexis Sanchez dhe Lukaku (Manchester United).

Pritet që Inter të mos firmos me të gjithë futbollistët e lartpërmendur, por goditjet e zikaltërve në merkato pritet të jenë 3 ose 4.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...