Që prej asokohe, kjo lloj terapie rekomandohej për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore, veçanërisht ato që prekin rrugët e frymëmarrjes dhe kundër dhimbjes së kokës.

Terapia mund të bëhet nëpërmjet një dushi të nxehtë që vesh me avull të gjithë banjën ose përdorimit të një ene të mbushur me ujë të nxehtë dhe mbulimit të kokës me peshqir duke thithur përmes hundës dhe gojës avullin.

Avulli i mbush mushkëritë me ajër të lagësht dhe ka efekte të shkëlqyera terapeutike. Nëse ju jeni prekur nga i ftohti, gripi, bronshiti, sinoziti, azma, alergjitë apo çdo infeksion tjetër respirator, atëherë duhet të shfrytëzoni vlerat e terapisë me avull. Avulli çliron rrugët e frymëmarrjes dhe e bën atë më të lehtë, trakti i irrituar respirator lubrifikohet dhe bllokimet eliminohen. Terapia me avull qetëson trupin dhe trurin duke nxitur çlirimin e endorfinës, e cila zbut ndikimin e stresit, nxehtësia e avullit rrit qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt.

Sipas informacioneve të këshillohet kamomili ose lavanda si bimë qetësuese brenda enës me ujë të nxehtë.

Një banjë me avull ju ndihmon të pastroni trupin nga toksinat që akumulohen si pasojë e stresit, ushqyerjes së keqe, tretjes problematike e të tjerë, për më tepër, avulli e vë trupin në gjendje hipotermike në të cilën bakteret dhe viruset nuk mbijetojnë dot. Kjo terapi është e dobishme për të çlodhur muskujt e munduar gjatë një aktiviteti fizik.

Kjo është arsyeja përse sportistët futen në sauna ose bëjnë banjë me avull pas stërvitjes sepse avulli zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Kujdes!

Terapia me avull nuk rekomandohet për foshnjat, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Fëmijët mund të përdorin avullin me preparatet e këshilluara nga mjekët.

Mos bëni terapi të tilla nëse keni pirë alkol apo keni ngrënë një vakt të rëndë.

 

Loading...

Shpërndaj me