Unioni i infermierëve të Maqedonisë nuk e pranon rritjen e pagesës së kontributit të tyre gjatë orëve të natës, për vetëm 80 denarë. Sipas tyre një gjë e tillë është qesharake dhe nënçmuese. Ata kërkojnë ndryshime ligjore përmes së cilave puna e tyre gjatë natës të do të llogaritet si kujdestari. Gjatë paradites së sotme ata kanë realizuar takim me sindikatën e Qendrës Klinike për të përcjellë pakënaqësinë e tyre.

 Kërkuam nga sindikatat, në emër të të gjithë Unionit se ne infermieret, akusheret, infermieret e stomatologjisë apo punonjësit shëndetësor me arsim të mesëm dhe të lartë asnjëherë nuk do mund t’i pranojmë këta koeficientë të rritjes së punës së natës derisa të llogaritemi si ndërrim pune, kushtimisht, ne duam që në nenin 216 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore  të precizohet se edhe infermieret, akusheret dhe infermieret e stomatologjisë të realizojnë kujdes shëndetësor të vazhdueshëm sa i përket kujdestarive – u shpreh Gordana Beshliovska, Kryetare e Unionit të Infermierëve të Maqedonisë.

Nga Unioni shprehen të revoltuar që askush nuk i ka konsultuar ata për sjelljen e këtij vendimi.

 Nuk jemi konsutluar nga askush as jemi pyetur nga dikush as që na informoi dikush se do të bëhet një aneks marrëveshje e tillë që të bëhen marrëveshje të tillë me këto kushte – deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Unionit të Infermierëve të Maqedonisë.

Pos çështjes së pagesës së kujdestarisë, Infermierët përballen edhe me probleme të tjera.

 Për momentin vetëm në Shkup dhjetë infermiere që punonjnë nëpër ambulanta me koncesion mbeten në rrugë për shkak se mjeku del në pension. Nuk pranohet as nga koncesioner tjetër që japin koncesione në atë ordinancë nuk pranohen as në shtëpi të shëndetit, kështuqë ne kërkojmë që infermieret e angazhuara në ambulanta koncesionere të kthehen nëpër Shtëpi të Shëndetit – u shpreh Snezhana Spirova, Shoqata e Infermierëve të angazhuar në Ambulanta nën koncension.

Unioni i Infermierëve do të dorëzojë deri në ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë të shkruar kërkesat e tyre për ndryshime ligjore. Deri më tani, autoritetet Shëndetësore nuk kanë përgjigje ndaj pakënaqësive dhe kërkesave të Infermierëve.

Vjollca Aliti 

Shpërndaj me