Duke vizituar Benin në një turne në vende të ndryshme afrikane, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Egjipti, i cili është zgjedhur për të pritur Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2019 në vend të Kamerunit, do të ketë pak kohë për t’u organizuar, por jam i sigurt se në fund ata do të bëjnë gjithçka që ky aktivitet të dalë me sukses. “Për Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, kishte dy kandidatë dhe Komiteti Ekzekutiv i CAF-it përgjegjës për këtë vendim vendosi t’ia besojë organizimin e kësaj Kupe Afrikane, Egjiptit këtë verë. Sigurisht, që ka vetëm një kohë shumë të shkurtër për ta organizuar atë, por unë jam i sigurt se Egjipti do të jetë në gjendje të zhvillojë, një Kupë të Kombeve të Afrikës shumë të bukur” – tha Infantino. “Ne e dimë mirë fuqinë e egjiptianëve dhe afrikanëve në përgjithësi. Ata janë tamam si italianët që e lenë gjithçka në minutën e fundit, por ama në fund gjithçka është perfekte”tha ai. Në takim me Infantinon ishte edhe presidenti i beninit Patris Talon. Dy presidentët nënshkruan një marrëveshje midis FIFA-s dhe Beninit për sportin në shkolla.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...