Pothuajse 4.5 milion automobila më pak në botë do të prodhohen këtë vit, në krahasim me vitin e mëparshëm. Çështja e Bregzitit, lufta tregtare SHBA-Kinë si dhe rritja e prodhimit të automobilave elektrike, janë faktorët kryesorë në rënien e prodhimit të automobilave. Në vendin tonë, shumica e kompanive të huaja prodhojnë pjesë për këtë sektor. Sidoqoftë, përkundër shkurtimeve të njoftuara të punonjësve në ndërmarrjet e mëdha, te ne nuk ka asnjë rrezik të tillë.

Ajo që ne po shohim në Maqedoni, është se unë nuk shoh ndonjë mundësi për të pushuar punëtorët nga puna në Maqedoni. Ajo që ne si kompani do të përballemi janë shkurtime të kostove. Ulja e kostove, nuk do të thotë të zvogëloni numrin e të punësuarve. Disa nga këto kompani mund të kenë një ulje të një pjese prej prodhimeve të tyre, sepse kjo varet nga klientët e tyre përfundimtarë – tha Viktor Mizo, Shoqata e Kompanive të Huaja.

Sipas Zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, kriza botërore në industrinë e automobilave do të ketë një efekt edhe tek ne, por minimal.

Në çdo situatë të gjithë duhet të shohin një shans. E gjithë kjo do të çojë në rritjen e konkurrencës në tregun botëror, dhe ata po vijnë tek ne për të qenë më konkurrues. Unë mendoj se ajo do ta intensifikojë procesin, që kompanitë e mëdha automobilistike dhe të gjitha kompanitë e tjera në botë, të kërkojnë mundësi për të bërë prodhim më të lirë. Ky vend për prodhimin e tyre më të lirë, në mesin e tjerëve jemi edhe ne – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Aktualisht rreth 30,000 njerëz në vendin tonë, punojnë në disa prej kompanive të lidhura me industrinë e automobilave. Sipas raportit të fundit të Shoqatës së Prodhuesve Evropianë të Automjeteve, përveç prodhimit për nëntë muajt e parë të këtij viti, ka rënie edhe në shitjen e makinave të reja për 7.8 për
qind.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...