Indonezia do të vendosë këtë vit për një vendndodhje të re të kryeqytetit politik, me objektivin për ta zhvendosur nga megalopoli me një trafik të rënduar, Xhakarta, deri në 2024, njoftoi sot ministri i Planifikimit, Bambang Brodjonegoro.

Vendimi për të zhvendosur institucionet qeveritare të Xhakartës u mor nga presidenti Joko Widodo dy javë më parë, ndërsa kjo çështje përflitej prej disa dekadash.

‘’Jemi në fazën e fundit të studimeve për të vendosur këtë vit zonën ku do të zhvendosim kryeqytetin në mënyrë që procesi i ndërtimit të mund të nis brenda një ose dy vitesh’’, sqaron zyrtari për median.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...