Një shkollë në lindje të Indisë ka nisur të praktikojë një metodë të re për të zbutur sadopak “dramën” e mbetjeve plastike. Çdo javë nxënësit e shkollës së Akshar Forum, në afërsi të qytetit të Dispur, kryeqytet i shtetit të Asamit, duhet të dorëzojë të paktën 20 objekte plastike të mbledhura në shtëpitë e tyre apo zonat përreth, në këmbim të studimeve falas. Shumica e familjeve në Indi nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe shpesh alternativa e vetme për shumë të rinj janë kampet e punës. Metoda e re e praktikuar nga shkolla Akshar Forum Përveç ka rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale. Në të kaluarën, në qytet ishte e zakonshme që mbeturinat plastike të digjeshin kurse sot qytetarët janë të përkushtuar për të gjetur zgjidhje alternative. Fakti që të rinjtë tani lëvizin nga shtëpia në shtëpi për të mbledhur mbeturinat plastike, ka rritur ndërgjegjësimin në mesin e njerëzve. Kompania indiane Environ, e cila studion teknologjitë inovative për asgjësimin e mbeturinave, tha se qyteti i Dispur prodhon rreth 40 ton mbeturina në ditë me një rritje 50% gjatë 15 viteve të fundit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...