Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe Ministrit për Kulturë dhe Sport në Greqi, Giorgios Vasilidis, kanë marë vendimin që të pezullojnë kampionatin e futbollit në Greqi, pas incidentit në sfidën PAOK – AEK. Në sfidën e mbrëmshme në Greqi, në minutat e fundit të ndeshjes vendasve u anulua goli për shkak të pozitës jashtëloje. Të pakënaqur me këtë vendim , presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, u fut në terren me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për golin e anuluar dhe i njëjti urdhëroi futbollistët e tij të tërhiqen nga terreni. Dy orë më vonë, arbitri kryesor pranoi që ka gabuar dhe regjistroi ndeshjen me fitoren 1-0 për vendasit, ndërsa në raport ka shkruar se është kanosur nga presidenti I PAOK-ut.

Kampionati nuk do të vazhdojë deri sa nuk vendosën korniza të qarta në koordinim me të gjithë dhe të vazhdohet sipas rregullave dhe kushteve normale,” ka thënë Ministri për Kulturë dhe Sport, Giorgios Vasilidis.

Ndërkohë në mëngjes policia greke ka lëshuar mandat arresti për presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis. Mandatet e arrestit janë lëshuar edhe për 4 përsona të tjerë, truprojat e Savidisit, që e shoqëronin kur pushtoi fushën. Për incidentin e madh janë lajmëruar FIFA dhe UEFA, mirëpo problemi mbetet të zgjidhet nga Federata e Futbollit të Greqisë. Ndryshe presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis është njëri nga personat më të pasur në botë. është lindur në Gjeorgji nga prindërit grek dhe ishte pjesë e parlamentit të Rusisë.

Mahir Thaçi

Shpërndaj me