Katër punëtor të fabrikës “Makstil” janë lënduar mëngjesin e sotëm. Ata janë dërguar në Qendrën Urgjente në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, si pasojë e lëndimeve trupore që kanë marrë. Thuhet se punëtorët kanë pësuar djegie në trup kur kazani i madh me 100 ton metal të shkrirë ka rënë dhe është derdhur, si pasojë është shkaktuar zjarri. Ndërsa njëri nga të lënduarit mbetet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai po trajtohet në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje stabile dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...