Firma amerikane e prodhimit të ilaçeve Johnson & Johnson do i paguajë 8 miliardë dollarë si dëmshpërblim një klienti.

Burri nuk ishte njoftuar nga kompania se ilaçi antidrepesant do i shkaktonte rritje të gjoksit.

Një gjykatë në Philadelphia i dha të drejtë Nicholas Murray duke argumentuar se J&J përfitoi nga pacientët e tij në tregtimin e ilaçit Risperdal.

J&J do apelojë vendimin duke thënë se ishte padrejtësisht disproporcional.

26-vjeçarit Murray filloi ti rritej gjoksi pasi mjekët i dhanë ilaçin në vitin 2003. Psikologu i rekomandoi ilaçin pasi u diagnostikua me çrregullim të spektrit të autizmit.

Risperdal është aprovuar për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar por mjekët mund t’ia rekomandojë pacientëve të tjerë nëse e shohin të përshtatshme.

Kompania tha se është e sigurt se aktvendimi do të rrëzohet dhe u shpreh se gjykata parandaloi ekipin e tyre juridik të paraqiste provat kryesore në etiketimin e ilaçit.

J&J po përballet me një seri ankesash në gjykata pas dështoi të paralajmëronte për efektet anësore të Risperdal.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...