Mauro Ikardi është njeriu i kualifikimit të PSZH-së në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Goli i argjentinasit, i katërti në po aq ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër, ka bërë që PSZH të siguronte fitoren minimale 1-0 ndaj Klub Brizhit e të kalonte matematikisht në turin tjetër. Megjithatë, u desh edhe një ndërhyrje e Kejlor Navas në pjesën e dytë, pasi portieri priti një penallti të miqve për të ruajtur këtë fitore dhe ecurinë perfekte të parisienëve në këtë edicion.

Nga ana tjetër, vazhdon ringjallja e Real Madrid, të paktën në Ligën e Kampioneve. Skuadra e ZIdan i ka dhënë një leksion të mirë Gallatasarajit, duke e mundur 6-0 falë magjive të talentit Rodrigo. Sulmuesi i ri ka shënuar 3 gola e dhënë një asist në këtë duel, duke u konfirmuar si një nga lojtarë më në formë e duke bërë që të harrohet mungesa e emrave si Bejl apo Rodriguez.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...