Mauro Ikardi kërkon që sa më shpejtë të zgjidhet çështja e tij në planin futbollistik. Sulmuesi zikaltër, duket se i ka dhënë nëj ultimatum ekipeve që interesohen për të, veçanërisht Juventus-it. Sipas “Corriere della Sera”, argjentinasi do të presë edhe një javë për të kuptuar nëse bardhezinjtë do të vihen në lëvizje për ta marrë në Torino. Nëse kjo nuk ndodh, Ikardi do të kontaktojë klube të tjerë. Për ish-kapitenin e Inter-it interesohet prej shumë kohësh Napoli, por në garë është futur edhe Roma, një zgjidhje që tundon argjentinasin. De Laurentiis e do në ekipin e tij, por verdhekuqtë do të kërkojnë ta përfshijnë në operacionin që do të çojë Dzeko-n tek Inter-i.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...