Igli Tare nuk u ndahet futbollistëve shqiptare dhe ka mbyllur në mënyrë të papritur marrëveshjen për transferimin e radhës, ndonëse në fakt ky lojtar nuk vesh fanellën kuqezi, por atë të Danimarkës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Riza Durmishi, i cili ka shkëlqyer në krahun e majtë dhe ndonëse nuk është pjesë e “Rusi 2018” me përfaqësuesen e Danimarkës, shihet si një element shumë premtues për të ardhmen. Sipas “Sky”,Tare ka vepruar si zakonisht në fshehtësi të plotë dhe ka siguruar firmën e tij, duke shpenzuar vetëm, 6,5 milionë euro për të marrë 24-vjeçarin nga radhët e Betis Seviljes ku është aktivizuar në kampionatin e fundit. Lojtari regjistron 27 ndeshje dhe 1 gol në sezonin e fundit në Spanjë, ndërsa ka veshur në 22 ndeshje fanellën e përfaqësueses së Danimarkës.

Shpërndaj me