Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mahnisë Amerikën, pasi në fitoren e Los Anxhelos Gallaksi me ekipin e Sporting KC me rezultatin 7-2, suedezi realizoi një tripletë. Ndeshja ishte pa histori, pavarësisht se miqtë shënuan fillimisht me anë të Gutierrez në minutën e 24′, por ishte Zlatan që barazoi në të 32′ me penallti. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën nisi furia e vendasve. Korona shënoi në të 48′, Ibra realizoi sërish mjaft bukur brenda zonës, Antuna dhe më pas dy golësh i Lenglet, për të mbyllur gjithçka mendoi Ibrahimoviç duke shënuan tripletë, para se miqtë të shënojnë golin e nderit. Shtatlarti vendosi rekord, pasi me 26 gola në 25 ndeshje për LA Gallaksi është golashënuesi më i mirë i një sezoni në historinë e klubit amerikan. 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...