Ditët e qëndrimit në izolim, Afërdita Dreshaj duket se po i shfrytëzon më së miri. Modelja është duke u përpjekur të mësojë bashkëshortin e saj të flasë shqip dhe ja ka dalë për mrekulli.

Jakub ka mësuar si të bëjë bisedë të shkurtër me një shqiptar dhe fjalët i shqipton shumë mirë. Në videon që shpërndau Afërdita ai shihet se ka mësuar fjalët kryesore në shqip. Jakub dhe Afërdita u martuan në maj të vitit 2018 në një ceremoni madhështore.

Të ftuar kishte edhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët na përcollën pamje nga dasma e saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...