Policia gjermane njoftoi se efektivët e saj kanë vrarë një person, i cili kishte ikur nga Polonia, pasi pretendohet se kishte vrarë një grua, transmeton Anadolu.

Policët e qëlluan meqë ai drejtoi revolen pasi ndaluan automjetin e tij në një autostradë pranë Berlinit.

Polica e Brandenburgut sot konfirmoi se ka vrarë të dyshuarin të mërkurën pasdite. Oficerët e policisë zbuluan të dyshuarin kur në qarkoren rreth Berlinit hasën automjetin e llojit “Mazda” me targa polake.

Numri i targave të automjetit përputhej me ato që kishte dërguar policia polake, ku dyshohet një burrë për të shtëna dhe vrasjen e një gruaje 26-vjeçare ukrainase në një lavanderi.

Sipas policisë “efektivët kanë shtënë në drejtim të burrit disa herë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, pasiqë i dyshuari kishte drejtuar revolen në drejtim të tyre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...