Edhe pse kishte diplomë në ekonomi nga një prej universiteteve më prestigjiozë, Yale, dhe përvojë pune në Wall Street e Hollivud, Shon Pllezënts ka 10 vite që jeton rrugëve të Los Anxhelosit, si i pastrehë.

I mposhtur nga depresioni, ai krijoi varësi nga metamfetamina dhe përfundoi rrugëve, ku ka jetuar falë bamirësisë së kishave dhe të shoqatave të ndryshme që i kanë dhënë ushqim falas.

Por një studente nga shkolla e tij, një vit më e madhe, tashmë konsulente dhe avokate në Hollivud, pa lajmin dhe vendosi menjëherë që ta ndihmojë.

Gruaja e quajtur Kim Hershman u takua me të dhe ofroi t’i paguante një muaj rehabilitim nga droga, që kushtonte 10 mijë dollarë. Por sapo do të paguante, zbuloi se koston kishte ofruar ta mbulonte një shoqatë vendase, Medi-Cal, që gjithashtu kishte parë lajmin.

Ai thotë që një nga mënyrat që mund të ndihmohen të pastrehët, është që t’u krijohen kushtet për të kërkuar punë. T’u ofrohet një qendër ku ata mund të hekurosin rrobat e të mirëmbahen, para se të dalin për të kërkuar punë.

Ata po përgatiten gjithashtu për një dokumentar që do të tregojë jetën e personave që përfundojnë në rrugë, gjë që mund të ndihmojë të tjerët ta shmangin këtë dramë./tch

Loading...

Shpërndaj me

Loading...