I dashuri i Daliana Melean, i organizoi asaj një festë ku ftoi familjen dhe miqtë e saj, vetëm për të shpallur lajmin e madh se ajo e kishte tradhtuar atë, me shokun e tij me të ngushtë.

I dashuri, i cili ka preferuar të jetë anonim për mediet, ka akuzuar shokun e tij që i ka marrë të dashurën duke e quajtur këtë si një lëvizje prej frikacaku.

Alberto Sobalvarro është shoku i tij, i cili është një ekonomist dhe kongresmen i besueshëm i presidentit Venezuelan Nicolas Maduro.

Kur të gjithë po mendonin që kjo ishte një mbrëmje për t’u relaksuar, i dashuri i Dalianes mori mikrofonin dhe e ndau këtë lajm me audiencën.

“Sot zbulova diçka që kam dyshuar për një kohë të gjatë në mendjen dhe zemrën time”, tha ai ku pastaj mori telefonin dhe u tregoi mysafirëve mesazhet që ata dy kishin shkëmbyer. Ndër to ishte edhe kërkesa e Dalianës drejtuar kongresmenit për t’i blerë asaj një apartament 40 mijë dollarësh.

Njerëzit e hutuar menduan se ai ishte fundi i mbrëmjes, por para se ata te largoheshin i dashuri ngriti një dolli te fundit duke thëne: “Alberto dhe Daliana kanë një lidhje”.

Loading...

Shpërndaj me