Meghan Markle dhe Princi Harry, kanë qenë së fundmi në qendër të mediave. Çifti hoqi dorë nga rolet mbretërore duke ngjallur shumë polemika dhe herë pas here, në media dalin detaje interesante për largimin e tyre.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë që shqetëson Meghan-in. Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se babai i saj, do të dëshmojë kundër në gjyq. Meghan vitin e kaluar ngriti një padi kundër “Mail” për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin.

Në dokumentet ligjore të siguruara nga “The Telegraph” është konfirmuar se babai i Meghanit, Thomas Markle do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Duket se veprimet ligjore që Meghan mori kundër Mail, do të sjellin një përplasje akoma më të madhe mes saj dhe babit, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i Mail.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...