Mbrojtësi shqiptar i Napolit sezonin e ardhshëm mund të luaj te Roma. Siç raportojnë mediat italiane, anësori kuqezi është një nga emrat e lakuar për të përforcuar krahun e majtë të verdhekuqtë.

Radio napoletane “Kiss Kiss” raporton se 25-vjeçari mund të transferohet te skuadra e kryeqytetit në merkaton e verës. Ky transferim duket se lidhet dhe ka kusht një transferim tjetër, atë të ish-teknikut të Napolit te Roma, Maurizio Sarrit. Ky i fundit do të largohet me shumë mundësi nga Chelsea, ndërsa mbetet adhurues i shqiptarit, me të cilin janë njohur te Empoli dhe ku u transferuan së bashku edhe te Napoli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...