Kryesia e klubit të FC Shkupi, ka vendosur që hap dyert e stadiumit “Todor Proeski” për tifozërin dhe adhuruesit e futbollit, në prag të përballjes kthyese të Ligës Evropa, kundër skuadrës së Pjunikut.

Kryesie e klubit ka vendosur t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë eliminatorë në Liga Evropa ndërmjet Shkupit dhe Pyunikut. Ju njoftojmë se të gjithë të interesuarit për këtë ndeshje, do të mund të pajisen me bileta falas. Në situatë kur jemi afër kualifkimit për në raundin e dytë dhe na duhet vetëm ta vulosim këtë në ndeshjen e kthimit, Shkupi dhe lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetje maksimale dhe për të njejtën ftojmë të gjithë që të vijnë në stadium për të na përkrahur në ndeshjen e dytë ndaj armeneve,” thuhet në kumtesën e klubit nga Çairi.

Biletat falas do të jepen në pikëshitjen para stadiumit në Çair, ndërsa ditëve në vijim do të ketë edhe në lokacione tjer. Ndeshja Shkupi-Pyuniku luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...