Hyri për të shuar një konflikt me armë por përfundoi i vrarë. Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë brenda disa orësh ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në fshatin Petë të Selenicës së Vlorës, ku u vra me armë administratori i njësisë Kotë, Argjil Gjoka.

Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të vrasjes së administratorit të Njësisë Kotë. Të 3 autorët e vrasjes janë të afërm me njëri-tjetrin.

Administratori Gjoka u vra pasditen e djeshme kur sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryheshin dhe punimet. Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Po kështu në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...