Daniel Kormier, ish-kampion bote në peshën e rëndë, titull të cilin e humbi në duelin ndaj Stipe Mioçiç, mund të tërhiqet nga sporti. 40-vjeçari deklaroi se mosha që ka nuk e lejon më të jetë si dikur edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Nuk e di nëse do të vazhdoj të dueloj apo jo. Është një vendim që do ta marr pa u nxituar. Do të flas me skuadrën time, me familjen time dhe do të vendosim”, tha Kormier, që një vit më parë e pa mundur Mioçiç në sfidën e parë mes tyre.

Humbja ndaj Mioçiç erdhi për shkak se nuk dëgjova këshillat e trajnerit tim, që më thoshte të përdorja më shumë teknikat e mundjes se sa ato të goditjes. Bëra një gabim, ndërsa Mioçiç bëri korrigjimet e tij gjatë duelit dhe ia doli mbanë. Më vjen keq për fansat”, tha Kormier.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...