Për derisa numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë, mediat e huaja po shpërndajnë video nga spitalet e stërmbushura me pacient të infektuar me Covid-19.

Video e fundit vjen nga Russian Today, nga një spital në Madrid të Spanjës, ku shihet se si korridoret e spitalit janë të mbushura me pacientë të cilët presin për ndihmë mjekësore. Madridi dhe zona përreth është pjesa e goditur më së keqi ku deri sot janë raportuar 14,597 raste.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin total të tyre. Për krahasim, Kina ka 3,285 vdekje të raportuara, ndërsa Italia – vendi më i prekur – ka 6,820.

Madrid hospitals overcrowded with COVID-19 patients

Madrid hospitals overcrowded with COVID-19 patients

Publiée par RT sur Mercredi 25 mars 2020

Loading...

Shpërndaj me

Loading...