Konkludimi i Komisionit Evropian, më 22 tetor, se Kroacia është e gatshme të bashkohet me zonën Shengen, qëllimisht anashkalon provat e dëbimit të dhunshme të migrantëve në kufijtë e saj, tha organizata Human Rights Watch (HRW).

Sipas kësaj organizate, planet e Komisionit Evropian dërgojnë mesazhin se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut, nuk janë pengesë për pranimin në Shengen.

“Komisioni Evropian duhet të hetojë situatën në vend që ta shpërblejë Kroacinë”, thotë HRW.

“Kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve nga ana e Kroacisë duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në Zonën Shengen” tha Lydia Gall, studiuese e lartë e Evropës Lindore dhe Ballkanit në Human Rights Watch.

Organizata prezentoi një video incizim që përmban intervista me njerëz menjëherë pasi ata u kthyen në Bosnje, nga policia kroate.

Incizimi tregon pamjet të besueshme – të regjistruara në fshehtësi – të oficerëve të policisë kroate që shoqërojnë grupe migrantësh përtej kufirit për në Bosnje dhe Hercegovinë, pa ndjekur një proces të rregullt.

Në vlerësimin e tij, Komisioni Evropian pranon se mohimi i hyrjes së azilkërkuesve të mundshëm në procedurën e azilit dhe pretendimet për përdorimin e forcës nga zyrtarët kroatë të zbatimit të ligjit, mbeten një sfidë.

Kthimi i azilkërkuesve, pa i marrë parasysh nevojat e tyre për mbrojtje, është në kundërshtim me ligjin e azilit të Bashkimit Evropian, Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore dhe Konventën e Refugjatëve të vitit 1951./REL

Loading...

Shpërndaj me

Loading...