Trajneri Hoze Mourinjo ka dhënë konferencën e parë të shtypit si trajneri i Tottenhamit. Portugezi mbetet gjithmonë karizmatik dhe këtë e shfaqi dhe në konferencën e parë për shtyp. Elozhet për Poketinjon nuk munguan, po ashtu dhe për skuadrën, ndërsa duket se do të kemi ndryshim epiteti të Mourinjos nga “The Special One” në “The humble one”.

“Kam pasur kohë të mendoj për shumë gjëra dhe kam kuptuar se gjatë karrierës sime kam bërë gabime. Nuk do të bëj më gabime të njëjta, por do të bëj gabime të reja”, – tha Mourinjo.

Ai foli dhe në lidhje me përulësinë e tij, si një tipar që nuk e zotëron, por sërish i doli kundër gazetarëve.

“Jam i përulur. Jam mjaftueshëm i përulur sa për të analizuar karrierën time. Jo vetëm vitin e kaluar, por kam menduar dhe problemet dhe zgjidhjet. Në analizën time kam kuptuar se nuk duhet të fajësoj asnjë. Unë jam gjithmonë i përulur, por problemi qëndron se ju nuk e kuptoni. Jam i përulur në mënyrën time. Dhurata më e mirë janë lojtarët që kam. Nuk kam nevojë për futbollistë të rinj. Më duhet të njoh më mirë lojtarët e mi”, tha Mourinjo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...