Horhe Lorenzo, ka qenë ditët e fundit në Japoni, për të testuar një motor të ri të Hondas, që është përgatitur posaçërisht për të. Ish-kampioni i botës në Moto GP këtë sezon nuk ka hyrë asnjëherë në “top-10” më të mirët në garat e zhvilluara deri më tani. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Mark Markez, ka fituar 3 gara dhe kryeson botërorin. Kjo diferencë e madhe mes dy pilotëve, sipas Lorenzo, ka të bëjë me motorin Honda, që atij nuk i përshtatet shumë mënyrës së tij të pilotimit. Ndaj ai ka shkuar në fabrikë për të dhënë këshillat e duhura dhe në garën e radhës, në Katalonja të Spanjës, ai do të ketë një motor të ri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...