Shkencëtarët holandezë kanë krijuar robotë të vegjël në formë të mizave, si preventivë nëse ndodhë ndonjë i ashtuquajtur apokalips insektesh. Ekipi i Delft University of Technology në Holandë, besojnë se kanë zgjedhur problemin, në rast se insektet zhduken si pasojë e pesticideve, apo ngrohjes globale. Krahët e DelFly Nimble mund të përplasen deri në 17 herë në sekondë, duke ia mundësuar që të lëvizë me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë. Këta robotë e kanë sistemin e njëjtë të punës me mizat e pemëve, teksa lëvizin me shkathtësi dhe rrotullohen deri në 500 shkallë. Në këtë formë, mund të shfrytëzohen për polenizim, po që se kjo procedurë e domosdoshme në florën planetare, nuk mund të bëhet prej insekteve normale. Sfidë për shkencëtarët, mbetet minimizimi i formave pa ia humbur shkathtësinë, si dhe mundësia e prodhimit të sa më shumë robotëve me kosto sa më të lirë.

Loading...

Shpërndaj me