Pas votimit të jurive profesionale të 41 shteteve dhe publikut, fitues i Eurovisionit sonte është shpallur Duncan Laurence nga Holanda me këngën “Arcade”.

Kjo është hera e pestë që Holanda fiton Eurovisionin. Për herë të fundit Holanda ishte fituese në vitin 1975.

Në edicionin e 64-të të festivalit të këngës evropiane, Eurovision, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, interpretoi këngën “Ktheju tokës”. Maliqi juria profesionale mori 43, pikë kurse nga publiku mori 47 pikë, e cila u radhit në pozitën e 18-të.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska me këngën “Proud”  fitoi votat e jurisë së shteteve anëtare në Eurovision, duke u renditur e 8.

Festivali i këtij viti u mbajt në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...