Holanda është fituese e garës së muzikës në festivalin e famshëm Eurovision, duke u bërë kështu nikoqire e këtij festivali vitin e ardhshëm.Me baladën “Arcade” të kënduar nga DuncanLaurence, Holanda kryesoi me më së shumti pikë nga të gjithë 25 garuesit.

Në festivalin e mbajtur në Tev Aviv të Izraelit, Italia zuri vendin e dytë derisa Rusia mbeti në vendin e tretë.Azerbajxhani zuri vendin e shtatë ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin e tetë.

Por krejtësisht ndryshe ishin rezultatet e votimit të 41 shteteve. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut TamaraTodevska me këngën e saj “Proud” një kohë të gjatë ishte në krye të tabelës. 36 nga 41 shtete e vlerësuan interpretimin e Todevskës. Maksimumin e pikëve, 12 i dhanë Shqipëria, Austria, Britania e Madhe, Serbia, Zvicra dhe Moldavia.
Kjo ishte arritja më e madhe e Maqedonisë së Veriut që nga pjesëmarrja e parë në festivalin evropian të këngës në vitin 1998. Nga vendet e rajonit Serbia u rendit e 17-ta ndërsa Shqipëria dhe përfaqësuesja e saj Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” në vendin e 18-të. Britania mbeti e fundit në listën e garuesve.Finalja e këtij edicioni të festivali u përbë nga performanca e yllit të muzikës pop, Madonna.

Përkundër thirrjeve që ajo të bojkotonte festivalin, Madonna tha se nuk do t’i përshtatet agjendave politike. Dy nga valltarët në performancën e saj mbanin kostume me flamuj të Izraelit dhe Palestinës. Ndërkohë gjatë votimit flamujt palestinez u shpalosën edhe nga përfaqësuesit e Islandës. Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...