Vijon faza çerekfinale e play off-it në NBA, me Hjustonin që korri një fitore të lehtë ndaj Juta Xhazit me rezultatin 122-90, me të zakonshmin Harden që bëri diferencën, autor i 29 pikëve e 10 asist. Në Perëndim fiton edhe Portland, që mundi 104-99 Oklahomën. Në Lindje, ekipi i Bostonit triumfoi 84-74 ndaj Indiana, një ndeshje ku mbrojtjet bënë një paraqitje të mirë. Fitorja e Seltikut erdhi në periodën e fundit, ku vendasit u shkëputën dhe fituan falë Irving e Morris, me nga 20 pikë secili. Pa probleme triumfon Milluoki, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt në NBA. Baks fituan 121-86 ndaj Detroit, ndeshje në sens unik, pasi Millouki dominoi në çdo drejtim. Antetokounmpo realizoi 24 pikë e 17 rebound për vendasit, duke qenë lojtari më i mirë në fushë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...