Skuadra e Hjuston fitoi 119-109 ndaj kampionëve të Torontos, një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse. Teksanët e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua MekLemore, autor i 28 pikëve, mbështetur nga Harden me 23 pikë e Uestbruk me 19 pikë. Për Toronto u dallua Siakam me 24 pikë, por që mbetën për statistikë. Pas kohës shtesë fiton Feniks, që mundi 139-132 Nju Orlins, ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione. Fiton edhe Uashingtoni, që mundi 119-113 Filadelfian, ndërsa Denveri, falë një loje të mirë kolektive ku 8 lojtarë shënun mbi 10 pikë, mundi 129-92 Nju Jorkun.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...