Skuadra e HJuston ka arritur një fitore fantastike ndaj Atlanta me rezuktatin 158-111, ndeshje e dominuar nga teksanët. Më i miri për HJustonIN ishte Xhejms Harden, që realizoi 60 pikë, ndërkohë që nuk u aktivizua fare në periodën e katërt. Fitorja e 11-të radhazi për skuadrën e Milluoki, që mundi 137-96 Sharlotin, ndeshje e dominuar nga Baks. 9 lojtarë të Milluoikit realizuan mbi 10 pikë, me Antetokounmpo që e mbylli me 26 pikë. Në sekondat e fundit fiton ekipi i Sakramentos, që mposhti 100-97 Denverin, sfidë e vendosur në kiohën shtesë. Barnes me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Denverit nuk i mjaftuan 25 pikët e Harris. Miqtë shpërdoruan edhe një avantazh prej 17 pikësh që kishin në pjesën e parë. Ekipi i Filadelfias, falë 32 pikëve e 11 kërcimeve  të Embiid, mposhti 119-116 Indianan, duke korrur një fitore të rëndësishme për renditje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...