Për herë të parë në Ligën e Parë të Volejbollit është aktivizuar një volejbollist nga Kolumbia. Bëhet fjalë për Ivan Andres urtado Mina, I cili është anëtarë I skuadrës së Universitetit të Tetovës. Volejbollisti kolumbian vjen nga skuadra Alfaisali nga Arabia Sudite, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi te skuadra e Budvës, me të cilën arkëtoi Kupën dhe titullin kampion shtetëror. Është një transferim historic, pasi që është volejbollisti I parë nga Kolumbia në Ligën e Volejbollit të Maqedonisë. Ndërkohë skuadra tetovare, mban pozitën e katërt me 16 pikë, një më pak se Liria, ndërsa në vendin e dytë është Xhio Strumica me 20 , pas liderit aktual Vardarit me 24 pikë. (Foto:Ekipa.mk)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...