Kosova ka siguruar sot fitoren e saj të parë në eliminatoret e Euro 2020, duke triumfuar në mënyrë të pabesueshme me një gol në shtesë përballë Bullgarisë në fushën e kësaj të fund. Një sukses i merituar me një lojë tërësisht ofensive që solli këtë rezultat mbresëlënës, të kërkuar me ngulm që nga minuta e parë në të fundit. Kosovarët kaluan në avantazh, u përmbysën nga vendasit por insistuan dhe pasi gjetën barazimin me Muriqin, provuan në çdo mënyrë të shënonin përsëri. Pas një morie rastesh të humbura, erdhi goli i Rashanit, i cili i dha suksesin në shtesë Kosovës e cila tashëm është rivale me Anglinë e Republikën Çeke për kualifikimin në Euro 2020.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...