Hisen Xhemaili eshte nominuar per ministër për investime të huaja ne vend të Ibrahim Deharit i cili ka refuzuar postin në fjalë.

Biografia e Hisen Xhemailit:

Hisen Xhemaili është lindur më 09.02.1976 në fshatin Vicë të Tetovës. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën “Murat Baftjari” në fshatit Vicë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Pas mbarimit të shkollës së mesme është regjistruar në fakultetin e shkencave shoqërore, dega Histori–Gjeografi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër të Shqipërisë, ku në vitin 1999 ka diplomuar dhe ka marrë titullin mësues i Gjeografisë dhe Historisë. Në vitin 2001 është kyçur në mënyrë aktive në përgatitje dhe më pas pjesëmarrës aktiv në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Është një nga themeluesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, më pas me themelimin e Forumit Rinorë të BDI-së është zgjedhur kryetar i rinisë, në 2006 në Konferencën e I-rë te Forumit Rinorë është rizgjedhur kryetar i rinisë. Në Kongresin e I-rë të Bashkimit Demokratik për Integrim është zgjedhur anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm dhe më pas nga Këshilli i Përgjithshëm është zgjedhur anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së. Në të gjitha ciklet zgjedhore është pjesëmarrës aktiv i organizimit të proceseve zgjedhore në cilësinë e anëtarit të Shtabit Qendror Zgjedhor, me detyra të ndryshme.

Nga viti 2008-2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ka qenë anëtarë në disa komisione parlamentare.

Në vitin 2013 Hisen Xhemaili udhëhoqi listën e Këshilltarëve të BDI-së për Kuvendin Komunal të Tetovës. Me një marveshje koalicioni është zgjedhur kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...