Neni 11 i Ligjit për falje nuk ekziston dhe për këtë Komisioni Juridik-Ligjvënës hodhi poshtë nismën për interpretim autentik të tij. Votimi i këtij konkluzioni u bë njëzëri edhe pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u përfshinë aspak në debat. Për shumicën, faljet e vitit 2016 të ish Presidentit Gjorge Ivanov të bazuara pikërisht në këtë nën, kanë qenë të jashtligjshme. Prandaj ata thanë se as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë nenin 11a që buron pikërisht nga neni 11 dhe i cili në atë periudhë i ka dhënë mundësi Ivanovit të tërheqë faljet.

Një vendim i këtillë eventual, jam i bindur thellë që do të sillte padrejtësi. E dorëzuam këtë nismë në emër të LSDM-së por edhe në emër të të gjithë atyre nga Revolucioni laraman që protestuan me ne”-tha Sashko Kostov, LSDM.

Nuk mund të bëjmë interpretimin e një neni i cili nuk ekziston. Kanë filluar edhe partitë tjera të zgjodhën nga gjumi ta mbështesin vetingun që duhet t’i bëhet këtij sistemi në vendin tonë”-pohoi Ejup Alimi, BDI.

VMRO-DPMNE-ja mbështeti vendimin duke thënë që nuk duan t’i japin arsye pushtetit t’i fajësoi për dështimet. Për opozitën shqiptare, pushteti nuk ka më kredibilitet të flasë për reforma në gjyqësor.

Nuk e kemi për qëllim që të futemi në lojërat e pushtetit e cila duke pasur shumicën, po ushtron forcë politike ndaj gjyqësorit. Si parti politike, pushtetit nuk do t’i japim asgjë arsye që me lojërat e tyre t’i mbulojnë dështimet për reforma në gjyqësor”-theksoi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Unë do të kisha besuar shumë në luftën kundër krimit edhe të kësaj qeverie nëse kjo qeveri nuk do të kishte aprovu ligjin për amnisti dhe lejoi që të amnistohen dhe lejoi të amnistohen përfaqësues të lartë të pushtetit të kaluar që i keni përfaqësues edhe në këtë qeverisje”-tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

A ka dëgjuar dikush të ngrihet çfarëdo procedure penale pë rata ministra që kanë keqpërdor detyrën zyrtare dhe kanë ushtruar presion në zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve?”-theksoi Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.

Gjykata Kushtetuese në kohën që ishte në pritje të konkluzionit të Komisionit Juridik-ligjvënës nuk bëri vlerësim të nenit 11a, edhe pse e kishte pikë të rendit të ditës. Nga ky institucion njoftuan që këtë do ta bëjë në seancën e ardhshme.

Në vitin 2016 Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov fali 56 funksionarë dhe ish funksionarë të dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale, pa zbatuar procedurën përkatëse për falje. Por Neni 11 që dikur ja kishte dhënë presidentit këtë mundësi veçmë ishte shfuqizuar që në vitin 2009. Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar që neni duhet të vazhdojë të vlejë por Kuvendi nuk e kishte kthyer atë në fuqi.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...