Gjykata administrative konstatoi se pagesa e vreshtarëve para zgjedhjeve presidenciale nuk përbën konflikt interesash dhe e anuloi vendimin e Komisionit Antikorrupsion. Kryetari i Gjykatës Administrative Burim Sejdini sot publikoi se përveç këtij vendimi, për pjesën e parë të fushatës zgjedhore Gjykata ka vepruar për edhe tri raste tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale dhe lokale dhe ato janë refuzuar.

Të premten u vendos lidhur me ankesën e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural. Padia ishte pranuar dhe është anuluar vendimi i Komisionit”-tha Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

Komisioni anti-korrupsion më 17 prill nisi procedurë lidhur me ankesën e VMRO-DPMNE-së për hetimin e pagesës në periudhë parazgjedhore të 77 milionë denarëve dy mijë vreshtarë për blerjen e rrushit për verë të dy bodrumeve të falimentuara të verës. Gjykata administrative përcaktoi se në rast të tillë nuk ka konflikt të interesave. Argument i Agjencisë së pagesave ishte se neni i Ligjit që i ndalon ato transaksione në periudhën parazgjedhore është anuluar paraprakisht. Kryetari Sejdini informoi se janë hedhur poshtë dy padi të Televizioni “1” kundër listës së çmimeve të KSHZ-së për reklamim zgjedhor dhe një që ka të bëjë me mbrojtjen e së drejtës zgjedhore të parashtruar nga Stevo Mitevski me të cilën kërkon regjistrim në Listën e zgjedhësve, meqë në ato kohë e njëjta ka qenë e mbyllur. Tha se deri tani nuk kanë mbërritur parashtresa që kanë të bëjnë me ditën e djeshme zgjedhore, që sipas tij ka kaluar qetë. Pritjet e njëjta i ka edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Informoi se në mars të këtij viti janë formuar pesë këshilla që sipas zgjidhjes së rastësishme, vendosin lidhur me paditë nëse ka të tilla. Afati për vendimmarrje të Gjykatës Administrative është 48 orë nga momenti i parashtrimit të padisë. Në zgjedhjet e kaluara në Gjykatën administrative ishin dorëzuar 27 padi.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...