Autoritetet pa zbuluar detaje, janë në bisedime me Helenik Petroleum për padinë e njoftuar të kompanisë greke prej 30 milionë euro. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi konfirmoi se janë mbajtur disa takime me Helenik Petroleum, pa specifikuar elementë të tjerë. Ai njoftoi se do të zgjedhë një zyrë avokature për të përfaqësuar shtetin përpara Gjykatës së Arbitrazhit në Paris.

Nuk do të rrimë duarkryq, sigurisht që do të përdorim të gjitha argumentet që do të jenë në favor të shtetit, në mënyrë që të mundohemi ta arrijmë atë arbitrazh, ta fitojmë. Deri më tani, kemi pasur disa takime, jo vetëm unë, por edhe disa përfaqësues të Qeverisë. Takimet i bëjmë unë dhe zëvendëskryeministri Angjushev, kemi përfshirë ekspertë në ekip dhe nëse do të kemi një marrëveshje, do t’ju njoftojmë në kohë- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Alsat publikoi se kompania greke Helenik Petroleum tashmë ka aktivizuar padinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Parisit për pagesën e 31 milionë dollarëve plus interesat, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka respektuar kontratën e shitblerjes për rafinerinë OKTA. Tani Helenik Petroleum ka për qëllim të paguaj borxhin e mbledhur nga viti 2008 deri në vitin 2011 për shkak se vendi nuk ka blerë 500 mijë ton mazut në vit, siç ka qenë parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar 20 vjet më parë. Kjo është padia e dytë e Helenik Petroleum kundër vendit për të njëjtin problem. Maqedonia i ka paguar tashmë kompanisë greke të naftës 40 milionë euro në emër të dëmit se nuk e ka respektuar kontratën e shitblerjes së OKTA-s.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...