Drejtori i përgjithshëm i Helenik Petroleum Xhorxh Aleksopulos, konfirmoi se ndërmarrja greke do ta padisë vendin dhe kërkon dëmshpërblim prej mbi 32 milionë dollarëve meqë Maqedonia nuk e ka respektuar marrëveshjen shitblerëse për OKTA-n. Aleksopulos këtë deklaratë e dha në Konferencën në Athinë e cila u mbajt këtë javë. Nga pala greke shprehen se janë duke kërkuar mënyrë për zgjidhjen e kontestit, por nuk japin informacione plotësuese.

Grupimi Helenik Petroleum në dhjetor ngriti procedurën e arbitrazhit kundër Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Ndërkombëtare Penale, me kërkesë për dëmshpërblim prej 32,6 milionë dollarëve që rezulton nga mosrespektimi i obligimit për furnizimin e sasive minimale të dakorduara të mazutit gjatë periudhës së viteve 1998 deri 2011, gjë që paraqet shkelje të marrëveshjes së vitit 1999. Anëtarët e Gjykatës së arbitrazhit ishin emëruar nga të dyja palët dhe në këtë moment procesi është në rrjedhë. Lidhur me çështjen tjetër që ka të bëjë me naftësjellësin Selanik-Shkup, ne gjithashtu kemi kontakte me Qeverinë në tentim që naftësjellësi të vazhdojë të punojë, në përputhje me dispozitën relevante të Marrëveshjes së Prespës.“- theksoi  Xhorxh Aleksopulos, drejtor i Helenik Petroleum

Pasi nga Helenik Petroleum konfirmuan se e kanë aktivizuar padinë, autoritetet në Maqedoni disa herë në pyetje të gazetarëve kishin përgjigje modeste pa kurrfarë detajesh. Dje ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi konfirmoi se ka pasur disa takime me kompaninë greke ku përveç ministrit Bekteshi, ka prezantuar edhe zëvendëskryeministri i ekonomisë, Koço Angjushev dhe disa ekspertë të angazhuar nga Qeveria. Bekteshi paralajmëroi se do angazhojnë ndonjë zyrë avokatësh e cila do e përfaqësojë shtetin para gjykatës së arbitrazhit në Paris dhe do përpiqen ta ulin shumën e kërkuar.  Nga kompania Helenik konfirmuan se seriozisht janë të interesuar ta vejnë në funksion naftësjellësin Shkup- Selanik. Por, autoritetet e Maqedonisë nuk zbuluan nëse Qeveria është në bisedime për këtë çështje kyçe për biznesin me naftë dhe derivate të naftës në vend. Nëse do pajtohen të lëshohet naftësjellësi do varet edhe nga analiza e cila, sipas Bekteshit është në rrjedhë, e që duhet të tregojë sesa aktivizimi i naftësjellësit do jetë në interes të qytetarëve. Para disa muajve, tashmë ish ministri grek i energjetikës, Jorgos Statakis, deklaroi se me lëshimin e serishëm të naftësjellësit, vendi jonë do bëhej qendër rajonale për derivate. Ndryshe, kjo është padia e dytë e Helenik Petroleun kundër vendit për të njëjtin problem me mazutin. Maqedonia në atë kohë e kishte patjetër të paguajë 40 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...