Ish producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein u shpall fajtor të të hënë për akuzat e abuzimeve seksuale që rëndonin mbi të. Ai është dënuar me akuza më të vogla për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë.

Por Weinstein, 67 vjeç, është liruar nga akuza më e rëndë ndaj tij atë të përdhunimit të shkallës së parë.

Ai ende përballet me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave në 2013. Weinstein u deklarua fajtor për sulmet seksuale ndaj ish-asistentës së prodhimit Mimi Haleyi dhe të përdhunimit të Jessica Mann, një ish-aktore.

Juria e përbërë nga 12 gjyqtarësh arriti aktgjykimin e tyre të hënën në mëngjes, në ditën e pestë të diskutimeve.

Këto akuza kishin dënim të rekomanduar me 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...