Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut, beson se ky sport është në rrugë të mbarë të ringjalljes, posaqërisht pas suksesit të fundit në turneun ndërkombëtarë në Vrbas të Serbisë, ku kadetët e Maqedonisë, arkëtuan 3 medalje. Me këtë rast, numri një i boksit vendor, Primislav Dimovski, u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur dhe zyrtarizoi bashkëpunimin me trajnerin nga Kuba, Hesus Sojet.

Primislav Dimovski, president i FBMV

Si boksier ka fituar medalje të artë në Kampionatin Botëror dhe ka zhvilluar rreth 400 luftëra, shumica e të cilave janë fitore. Si trajner ka punuar në Holandë dhe Japoni dhe ka eksperiencë si trajner. Bisedova me trajnerin e ri dhe I tregova se cilat janë pikat e dobëta tonë. Kishim bisedë të mirë. I lkuptoi të gjithë kërkesat tonë, dhe ata nuk janë vetëm te boksierët , por edhe në stafin e trajnerëe.

Trajneri i Maqedonisë në konkurencën e kadetëve , Naser Harun dhe Ardian Azemi, fitues i medaljes së artë në kategorinë +80 kg, u shprehën të kënaqur me rezultatin e arritur dhe besojnë se në të ardhmen do të shënojë edhe rezultate të tjera pozitive.

Naser Haruni, trajner i Maqedonisë për kadetë

Desha të urojë këto boksierët tanë të cilët kanë arritur një sukses të madh në këtë turne ku morrën pjesë nga katër anë të botës, nga katër kontinente….Ky është një sukses i madh për Maqedoninë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Ardian Azemi, boksier i Maqedonisë së Veriut

Në këtë turne që ishte tejet i fortë, ku ishin 4 shtetet ndër më të forta në botë, si SHBA, Ukraina dhe Kazakistani. Në sfidën e parë isha I lirë, në gjysmëfinale boksova me boksierin boshnjak, që ishte 5 herë kampion i BeH, të cilin e munda me ndërprerje dhe në finale isha me kampionin e Indisë.”

Gjatë kësaj jave, Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut, në qytetin e Strugës , nën drejtimin e seleksionuesit të ri , kubanezit Hesus Sojet, është duke zhvilluar një kamp për 3 moshat e ndryshme të boksierëve, të cilët do të punojnë në planin tekniko- taktik deri më 30 gusht.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...