Dy netë më parë u mbajt ceremonia e famshme e ndarjes së çmimeve Oscar, ku morën pjesë personazhe të njohur VIP dhe u ndanë çmime prestigjoze për filmat e aktorët më të mirë.

“Oscars 2020” tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën dhe parakalimi i personazheve në tapetin e kuq ishte qershia mbi tortë e asaj nate.

Siç bën të ditur e huaja “Hello”, për të prezantuar ceremoninë më të famshme të vitit ishin ftuar Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry.

Mirëpo, e njëjta revistë tregon se ftesa është refuzuar me mirësjellje nga çifti, i cili ka pasur një tjetër angazhim atë ditë.

Meghan dhe Harry e kanë vlerësuar ftesën por i është dashur ta refuzojnë, pasi udhëtuan për një takim të rëndësishëm drejt Miami-t.

Madje, gjatë takimit Harry ka mbajtur edhe një fjalim ku u shpreh se do të mbesë i njëjti person edhe pas largimit nga familja mbretërore dhe do ta mbështesë gjithmonë vendin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...