Princ Harry dhe Meghan Markle i kanë thënë “lamtumirë” jetës si anëtarë me detyra të plota të familjes mbretërore, duke marrë pjesë në Shërbimin Vjetor të Commonwealth-it në Westminster Abbey.

Duka dhe dukesha e Sussex-it iu bashkuan mbretëreshës Elizabeth II, princit Charles dhe dukeshës së Cornwall-it, princit William dhe Kate Middeton, princit Edward dhe konteshës së Wessex-it sot pasdite për ngjajen vjetore të mbajtur në kishë.

Kjo ngjarje shënoi herën e parë që Meghan dhe mbretëresha takohen pas vendimit të çiftit për t’u larguar nga mbretëria. Meghan u paraqit e veshur me një fustan të gjelbër smerald Emilia Wickstead dhe një kapele nga kapelabërësi skocez William Chambers.

Harry dhe Meghan do të “nënshkruajnë” largimin zyrtarisht më 31 mars.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...