Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar Shkupin. Ai në rrjetin social facebook ka shpërndarë një fotografi së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.

“Bisedë miqësore me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë!”-shkruan Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.

Haradinaj sot në një postim tjetër njoftoi se në Shkup shoqërohet nga gruaja e tij, Anita. Arsyeja e vizitës së tij në Shkup është një festë e ditëlindjes në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran,Turhan Rusit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...