Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë pranë viktimave të dhunës seksuale. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se për gjithë ata që i mohojnë krimet e luftës dhe që janë të përfshirë në to nuk kanë vend në institucione.

“Kosova është vend specifik institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahë policinë, kemi ardh që me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, tha Haradinaj.

Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk duhet të vendoset kushte nga ana e tyre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...