Hapet “Ritel Park Point”, qendra e parë tregtare e këtij lloji në Maqedoninë ë Veriut. Kjo qendër tregtare e cila ndodhet në Komunën e Butelit, ka sjellë në një vend 22 brende të njohura.

Është ‘Ritel parku’ i parë që e kemi hapur në shtetin tonë// ka rreth 200 të punësuar, kështu që shpresojmë që këtij vendi do ti japim një pasqyrë tjetër të bukur- tha Ali Qerimi, pronar i “Ritel Park Point”.

Vllatko Bogoevski nga Fordon MKA, deklaroi se në këtë investim janë përmbushur të gjitha kriteret që nevojiten për “Ritel park.

Ka sipërfaqe prej 12 000 metra katrorë për të dhënë me qira, karakterizohet me rreth 300 vende për parkim, brendet janë të gjitha të klasit A. I kemi të gjitha përmbajtjet të cilat i sollëm në bazë të analizës për atë se çfarë është me rëndësi të kemi në këtë pjesë të qytetit- tha Vllatko Bogoevski, Fordon MKA.

Kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski tha se me këtë investim dëshmohet vizioni i Komunës.

Dëshmuam me këtë investim se Komuna Butel ka vizion, kemi njerëz që dëshirojnë të investojnë, bënë diçka që mungonte jo vetëm në Shkup, por në Maqedoni dhe rajon-deklaroi Velimir Smilevski, kryetar i k. Butel.

Qendrat tregtare “Ritel Park”, janë trend i ri i shteteve evropiane dhe vendeve të rajonit, pasi ata nuk janë me kate, kanë numër të madh të parkingjeve dhe klientët kanë qasje më të lehtë deri tek brendet dhe produktet që u nevojiten.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...