Pas netëve të dedikuara për planetet gjigante, është radha e planetit xhuxh Plutonit, i cili dje ishte në distancën më minimale nga Toka duke ”e gjetur veten” në kushte optimale për t’u vëzhguar gjatë gjithë natës.

“Natën mes së shtunës dhe së dielës, Plutoni ishte më pranë se kurrë Tokës”, shpjegoi astrofizikani italian, Gianluca Masi.

Më 14 korrik, planeti xhuxh ishte në yjësinë e Shigjetarit.

Në fakt Plutoni është në një distancë aq të largët nga Toka sa që normalisht është e vështirë ta shohësh atë.

“Për ta vëzhguar duhet të përdorim teleskopë të mesëm, të paktën me diametër 25 centimetra”, tha Masi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...