Skudra e Kukësit, e përfshirë në Ligën e Kampionëve, falë përjashtimit të Skënderbeut, ka dështuar në objektivin për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Ekipi verilindor nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një barazim pa gola, përballë ekipit modest të Maltës, Valeta. Një barazim që ndonëse mban ende plotësisht në lojë Kukësin, nuk i favorizon aspak për ndeshjen e kthimit. Jo vetëm që verilindorët nuk mundën dot të realizojnë golin e fitores, por në minutën e 83’ kanë rrezikuar seriozisht të ndëshkohen kur Santiago me portën gjysmë të boshatisur ka goditur rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Frashëri. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 korrik në orën 18.00.

Shpërndaj me