Kryeministri Zoran Zaev ka folur në telefon me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Han. Sipas një njoftimit të qeverisë, Zaev dhe Han kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike si dhe për rastin “Reketi”. Han dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin afera e përgjimeve. Zaev ka njoftuar komisionerin Han për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , përfshirë edhe rastin Reket. Zaev dhe Han siç kumtuan nga qeveria konstatuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet e partive për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe qëllimi i të gjitha partive të jetë vendimi pozitiv për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, në tetor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...